Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin
Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e LDK-së refuzuan dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Me një shumicë votash, Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit, duke vlerësuar kështu lart besimin e delegatëve në vizionin e tij për partinë, shkruan IndeksOnline.
“Ju bëj thirrje sidomos atyre që s’kanë qenë të kënaqur me mua që të bashkohen. Jemi pak dhe kemi nevojë për secilin”, ka thënë Abdixhiku, pas votëbesimit.
Ai shtoi se rezultati i arritur pasqyron vlerën reale të mbështetjes, duke theksuar se, po të donte, rezultati do të mund të ishte edhe më i lartë.
“Po të donim, mund ta bënim edhe 90 për qind, por kjo është vlerë reale,” ka thënë Abdixhiku.
Dorëheqja e Abdixhikut u vendos në trajtim të delegatëve të LDK-së, të cilët morën në dorë fatin e kryetarit të partisë, pas rezultatit të pakënaqshëm të zgjedhjeve qendrore./IndeksOnline/

