75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / L A

Atletico Madridi gati t’ia marrë Lookmanin nga duart Fenerbahçes

Ademola Lookman do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje.

Nigeriani, madje nuk është ftuar nga trajneri Palladino, për ndeshjen e radhës ndaj Comos.

Lookman, ishte gati t’i bashkohej gjigantit turk, Fenerbahçes.

Mirëpo marrëveshja duket se po merr kahje tjetër, pasi që Atletico Madridi është gati t’ia marrë nga duart nigerianin, pasi që ka ofruar një shumë më të madhe.

Lookman, kishte pasur suksese me Atalantën, ku kishte fituar titullin e Europa League në vitin 2024./IndeksOnline/