Liverpooli pranë një blerje në afatin e janarit, vjen edhe një holandez
Liverpooli po synon të përforcohet në orët e fundit të merkatos së janarit.
Kampionët e Anglisëm jane në bisedime për një marrëveshje huazimi për mbrojtësin Lutsharel Geertruida, mes nevojave në rritje për të forcuar skuadrën para afatit të transferimeve të janarit.
Trajneri, Arne Slot e njeh mirë mbrojtësin që nga koha kur menaxhonte Feyenoordin, teksa fituan titullin dhe kupën në Holandë.

Geertruida, është aktualisht në huazim te Sunderlandi dhe kështu Liverpoolit do t’i duhet të shohë që huazimi i tij aktual të përfundojë herët para se të arrijë një marrëveshje të re me RB Leipzigun.
Geertruida, numëron 17 paraqitje me Sunderlandin dhe shihet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kuq e bardhë./IndeksOnline/

