Rrëshqitja e gurëve në Rugovë, dëmtohet rëndë një veturë
Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarëve në rrugën Pejë – Kuqishtë.
Për pasojë një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në disa pamje të siguruara nga IndeksOnline shihet një veturë e tipit Golf 5 që është ‘shtypur’ nga goditja që ka pësuar nga rënia e guarve.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Rrëshqitja e gaurve ka bërë që rruga Pejë – Kuqishtë të jetë vështirë e kalueshme për automjete. /IndeksOnline/



