Familja katër anëtarëshe lëndohet pasi guri i madh goditi veturën në rrugën Pejë-Kuqishtë
Katër persona janë lënduar pasi vetura e tyre derisa ishte në lëvizje u godit nga një gur i madh në rrugën Pejë – Kuqishtë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në veturë ndodheshin katër persona, burrë, grua dhe dy fëmijë.
Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Fatmirësisht të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për IndeksOnline.

