Barcelona zyrtarizon talentin nga Egjipti
Barcelona ka zyrtarizuar talentin 18-vjeçar, Hamza Abdelkarim.
Egjiptiani, erdhi nga skuadra Al-Ahly, në formë huazimi me opsion të blerjes.
Abdelkarim, do t’i bashkohet fillimisht skuadrës B të Barcelonës, e cila bën garat në ligën e tretë spanjolle.
Ai luajti vetëm 8 ndeshje me Al-Ahlyn këtë sezon, teksa bëri debutimin edhe në Ligën e Kampionëve të Afrikës./IndeksOnline/

