Aksident në Aktash, vetura godet motoçikletën
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Aktash.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka goditur motoçikletën.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

