Aksident trafiku në Bajgor, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Bajgor.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

