75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / F.R

Kaos në Kodrën e Trimave, reshjet e borës krijojnë vështirësi në qarkullimin e veturave

Era e fortë, reshjet e borës dhe ngricat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, drejtuesit e automjeteve po hasin vështirësi të mëdha në qarkullim.

Në disa pjesë të rrugës, veturat kanë mbetur të bllokuara, duke krijuar kolona të gjata dhe ngarkesë të shtuar në trafik.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/