75 Mall Live Search
21:59 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / F.R

Theret një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një person është therur me thikë sonte në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, deklaroi ajo.

“Sot rreth orës 20 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë”.