75 Mall Live Search
23:34 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / G T

Paqueta qysh në debutim zhgënjen tifozët e Flamengos, lëshoi një shans të artë në finale

Skuadra e Flamengos ka pësuar humbje 0:2 ndaj Corinthiansit në finalen e Superkupës së Brazilit.

Futbollisti më i ri i Flamengos, Lucas Paqueta ndoshta është fajtori kryesor pse skuadra e tij pësoi humbje, shkruan Indeksonline

Vetëm pak orë pas zyrtarzimit te klubi brazilian, mesfushori lëshoi një mundësi të artë në minutat e fundit dhe tashmë po kritikohet nga tifozët.

Ai kishte mundësi të realizonte golin e barazimit, madje ishte larg portës vetëm pesë metra, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Kujtojmë që Paqueta u largua nga West Hami për te skuadra braziliane./Indeksonline/