Liverpool arrin marrëveshje për mbrojtësin francez, Jérémy Jacquet
Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit qendror francez Jérémy Jacquet nga Rennes, në vlerë prej 71 milionë dollarësh, raportojnë disa media ndërkombëtare.
Futbollisti 20-vjeçar do të qëndrojë te Rennes deri në fund të sezonit aktual, ndërsa në verë do t’i bashkohet zyrtarisht skuadrës së “The Reds”.
Jacquet konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit francez dhe pritet të forcojë ndjeshëm repartin defensiv të Liverpoolit për sezonet e ardhshme./IndeksOnline/

