Çka ndodhi me Justin Bieberin? Performon lak*uriq në “Grammy Awards”
Justin Bieber shkaktoi bujë me performancën e tij në ndarjen e çmimeve “Grammy”, të dielën në mbrëmje.
Për herë të parë në katër vjet, ai doli në skenë pa bluzë, i veshur vetëm me atlete bokseri, transmeton Indeksonline.

Këngëtari 31-vjeçar e performoi këngën “Yukon” me kitarë, pa një prodhim të madh apo grup.

Gjatë performancës emocionale, të cilën ai ia dedikoi gruas së tij, kamerat kapën vazhdimisht Hailey Bieberin në audiencë, duke buzëqeshur dhe duke e brohoritur, raporton “Daily Mail”.
Vetëm disa orë më parë, çifti eci së bashku në tapetin e kuq, duke mahnitur audiencën me prezencën e tyre./Indeksonline/


