Arrestohet pas një jave i dyshuari që ngacmoi një femër, në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është arrestuar një person i cili ngacmoi një femër javën e kaluar, në Prishtinë
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM – Rr. ‘Bajram Kelmendi’, Prishtinë / 26.01.2026 – 12:30. Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj një viktime femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

