75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / KV

I mituri i nënshtrohet operacionit pas therjes me thikë në Fushë-Kosovë, katër persona në kërkim nga policia

Një i mitur ndodhet i shtrirë në spital si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe ka ndodhur, më 1 shkurt 2026 rreth orës 20:15, në rrugën “Pajazit Islami”.

Raportohet se katër persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, ku njëri prej viktimave (i mitur) ka pësuar plagë nga mjet i mprehtë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./IndeksOnline/