75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / S Z

Shahini: Rritja e çmimit të energjisë, goditje e rëndë ndaj ekonomisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar në lidhje me kërkesën e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, e ku thonë se ky është një goditje e rëndë ndaj ekonomisë në Kosovë.

Nërkaq ai thotë se me çmime kaq të larta të energjisë, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit dhe qëndrueshmëria ekonomike bëhen të pamundura.

Reagimi i plotë:

Shrenjtësimi i energjisë – goditje e rëndë ndaj ekonomisë së Kosovës

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.3% përbën një goditje të rëndë dhe të papranueshme për ekonominë e Kosovës, bizneset vendore, prodhimin dhe qytetarët, veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta.

Një vendim i tillë do t’i dëmtonte seriozisht bizneset, do të largonte investitorët potencialë dhe do ta shndërronte Kosovën në vendin më të shtrenjtë në rajon për të bërë biznes. Me çmime kaq të larta të energjisë, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit dhe qëndrueshmëria ekonomike bëhen të pamundura.

Ky është një alarm kombëtar dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

Nëse një vendim i tillë miratohet, pasojat nuk do t’i bartin vetëm bizneset, por i gjithë vendi dhe çdo qytetar.

Aleanca Kosovare e Bizneseve  kërkon që urgjentisht të krijohen institucionet e Kosovës – kuvendi dhe qeveria e re – dhe të ndalet kjo goditje e paralajmëruar e ZRRE-së ndaj ekonomisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.