Brajan Gruda: Isha i vendosur, dua t’i ndihmoj Leipzigut të kthehet në garat e UEFA-s
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, sot është huazuar te RB Leipzigu nga Brightoni deri në fund të sezonit.
Gruda pas zyrtarzimit u shpreh tejet i lumtur me klubin e ri, shkruan Indeksonline
Ai po ashtu këtë huazim e sheh si mundësi të mirë për të qëndruar sa më afër ekipit kombëtar.
“Isha i vendosur të vija këtu në RB Leipzigu sapo u bë e qartë se një transferim dimëror do të ishte i mundur. RBL-ja nuk është vetëm një klub i shkëlqyer në Gjermani, por stili i tyre i lojës më përshtatet shumë.
“Ka pasur kontakte të vazhdueshme midis meje dhe RB Leipzigu në të kaluarën. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti janë të bindur në aftësitë e mia dhe me të vërtetë e dua këtë ekip. Prandaj jam i kënaqur që jam këtu.
“Ndihem në formë të shkëlqyer, tashmë njoh shumë shokë të ekipit nga kombëtarja dhe Bundesliga. Dua që t’i ndihmoj RB Leipzigut të kthehet në Europë”, u shpreh Gruda
Futbollisti shqiptar te Leipzigu do të qëndrojë vetëm deri në fund të sezonit./Indeksonline/

