75 Mall Live Search
13:46 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / Z S

A janë publikuar të gjitha dosjet e Epsteinit?

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, thotë se ka mbetur një “numër i vogël dokumentesh” për t’u publikuar dhe Departamenti i Drejtësisë po pret miratimin e një gjyqtari.

Por shqyrtimi i dokumenteve nga vetë Departamenti i Drejtësisë ka mbaruar, i tha ai ABC-së të dielën.

Ai tha se grupi i ri i dokumenteve “shënon fundin e një procesi shumë gjithëpërfshirës të identifikimit dhe shqyrtimit të dokumenteve”.

Megjithatë, demokratët vazhdojnë të argumentojnë se departamenti ka mbajtur të fshehtë shumë dokumente – ndoshta rreth dy milionë e gjysmë – pa justifikim të duhur.

Departamenti i Drejtësisë ka qenë nën shqyrtim të rreptë pasi nuk e ka përmbushur afatin e 19 dhjetorit për të publikuar të gjitha dosjet siç përcaktohet në Aktin e Transparencës së Dosjeve “Epstein”, i cili u miratua nga kKongresi dhe u bë ligj në nëntor./