Të gjitha modelet e ardhshme të Audi-t do të marrin një “fytyrë” të re, ja çfarë po ndryshon në disenjin
Audi po përgatit një ndryshim të madh në disenj, që do të përhapet gradualisht në të gjithë ofertën e prodhuesit.
Gjenerata e re e modelit do të ketë grilën e dallueshme dhe të ngushtë vertikale të radiatorit, e prezantuar për herë të parë në Audi Concept C.
Kreu i disenjit të Audi-t, Massimo Fraskella, konfirmoi për Auto Motor und Sport se ky element stilimi do të aplikohet në të gjitha modelet e ardhshme, por me përshtatje për secilin segment.

Me fjalë të tjera, disenji i grilës nuk do të jetë identik në modelet e vogla, makinat sportive dhe SUV-të, megjithëse të gjitha do të lidhen nga një identitet i përbashkët vizual.
“Ne kemi zhvilluar elementë dizajni në mënyrë që ato të mund të përdoren në mënyrë fleksibile. Në varësi të segmentit, modelet do të diferencohen qartë – nga makinat sportive te SUV-të, por ato do të lidhen nga e njëjta ide”, shpjegoi Fraskella.

Audi beson se kalimi në “elementë të orientuar vertikalisht” të grilës ka sjellë njohje më të madhe krahasuar me konkurrencën, e cila mbështetet kryesisht në grila të gjera horizontale.
Drejtimi i ri i disenjit do të jetë lehtësisht i dukshëm dhe, dukshëm i ndryshëm nga markat e tjera premium, por mbetet për t’u parë se si klientët do ta pranojnë atë në praktikë./Indeksonline/

