Futbollistja e Kosovës bëhet me klub të ri, largohet nga Amerika
Futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Gentiana Fetaj, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fetaj ka firmosur me klubin nga Zvicra, Luzern, shkruan Indeksonline
Ajo së fundmi ishte pjesë e Universitetit të Floridës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurse më parë kishte luajtur edhe në Bundesliga të Gjermanisë, te skuadra e Carl Zeiss Jena.
Gentiana Fetaj, e cila luan në sulm është futbolliste e Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/


