75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

“Dashuria për vendin vazhdon edhe kur roli ndryshon”: FFK publikon një video të veçantë për legjendat e Kosovës

FFK ka publikuar gjatë ditës së sotme një video të veçantë.

Në këtë video ata nderuan legjendat e Përfaqësueses së Kosovës si Albert Bunjaku, Atdhe Nuhiu, Hekuran Kryeziu, Samir Ujkani dhe Anel Rashkaj.

“Fanellën e lanë, por jo Kosovën, dashuria për vendin vazhdon, edhe kur roli ndryshon”, shkroi FFK në videon e postuar.

Lojtarët si Bunjaku, Kryeziu, Rashkaj dhe Nuhiu kanë role si trajner në grupmoshat U-19 dhe U-21, ndërsa Ujkani është drejtor sportiv i Përfaqësueses tonë./IndeksOnline/