Benzema i thotë “PO” Al-Hilalit, marrëveshja drejt finalizimit
Sulmuesi francez, Karim Benzema do të largohet nga Al-Ittihadi.
Mirëpo francezi, do të qëndrojë në Arabinë Saudite pasi që do t’i bashkohet gjigantit të këtij vendi, Al-Hilal.
Sipas Fabrizio Romanos, Benzema veç se i tha “PO” ofertës së Al-Hilalit, me marrëveshjen që është drejt fundit.
Largimi i Benzemës, lidhet me ofertën e fundit të Al-Ittihadit për vazhdim të kontratës, gjë që francezi e refuzoi ku më pas dhe nuk luajti as në ndeshjen ndaj Al-Fateh./IndeksOnline/

