Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor në kuotën 10–15 metra, transmeton IndeksOnline.
Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar deputetja e LDK-së, Janina Ymeri.
Sipas saj, pas rënies së bllokut A5, për 24 orë Kosova duhet të blejë minimumi 200 mijë euro rrymë, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Sanimi i Rrjedhjes së Ujit në bllok që për 24h kushton afër Çerek Milioni
Blloku A5 ndalet për sanim të rrjedhjeve të ujit.
A5 i jep 125 MWh të paktën sot para se me u ndal.
Me çmimin e Megawatit në bursë Alpex për nesër mesatar është 68 Euro, në bursën Hupx, 145 Euro
Për 24h me anë të bursave, minimalisht 200,000 Euro blerje rryme.
Kështu ikin paratë e ardhmëria jonë përderisa QKUK harrnohet e nuk renovohet ndërsa afrohet dita kur do të na kërkohen paratë për rritjen e 4të e energjisë elektrike.

