Kubilius: SHBA do të garantojnë mbrojtjen bërthamore të antarëve NATO
Ne të gjithë synojmë të qëndrojmë në NATO. Kur flasim për pavarësi dhe autonomi, e gjithë kjo duhet të ndodhë brenda NATO-s, deklaroi sot Komisioneri Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius.
‘’Duke folur për mbrojtjen konvencionale, në doktrinën e mbrojtjes të publikuar së fundmi, vetë amerikanët shprehin shumë qartë pritjen se ne do të mbajmë mbi supe pjesën më të madhe të barrës së mbrojtjes evropiane. Por kjo gjithashtu do të thotë se amerikanët synojnë të vazhdojnë të menaxhojnë dhe të na garantojnë mbrojtjen e tyre bërthamore”, deklaroi Kubilius, shkruan ANSA.
“Kjo strategji e re kërkon plane shumë të qarta dhe një kuptim të qartë të asaj që duhet të bëjmë për të zëvendësuar aftësitë që amerikanët mund të fillojnë të zvogëlojnë”, shtoi Kubilius, transmeton ATSh.
“Por çështja duhet të merret vesh hapur me amerikanët për të shmangur keqkuptimet dhe lëvizjet e papritura”, theksoi ai.

