75 Mall Live Search
08:03 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / G T

Si në kohët e arta, Asensio mbrëmë shënoi golin e javës

Skuadra e Fenerbahces mbrëmë shënoi fitore 0:2 ndaj Kocaelisporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Turqisë.

Gol në këtë takim shënoi mesfushori spanjoll, Marco Asensio, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Real Madridit shënoi një eurogol të vërtetë nga distanca për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij në minutën e 45’të.

Asensio goditi fortë drejt portës dhe me ndihmën e traversës mposhti portierin kundërshtar.

Golin e dytë për Fenerin e shënoi Nene Dorgeles në minutën e 75’të./Indeksonline/