Momenti kur Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kapen mat për herë të parë
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton u kapen mat, duke u regjistruar në hotelin luksoz “Estelle Manor” të shtunën, pasi u raportua se po shijojnë një “romancë të fshehtë”.
Çifti u pa duke mbërritur në hotelin me pesë yje në Cotswolds, i cili frekuentohet nga të pasurit dhe të famshmit, transmeton Indeksonline.
Kim, 45 vjeç, dukej elegante teksa dilte nga makina e saj me shofer, e veshur me një pallto prej lëkure të errët ngjyrë kafe dhe syze dielli firmato.

Ylli i F1, Lewis, 41 vjeç, u fotografua duke hyrë në vendngjarje, i veshur me një tuta gri dhe çizme.
Ata shijuan një darkë intime si pjesë e një pushimi romantik fundjave në një vend të preferuar të listës A në Cotswolds./Indeksonline/



