75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / A

Bie në humnerë një veturë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit

Aksidentohet dhe bie në humnerë një veturë në aksin rrugor Kaçanik – Hani i Elezit.

Zjarrfikësit, ambulanca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, raporton Indeksonline

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline.

Njoftim për aksident trafiku. Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dyja korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe Njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë.