Rikthehet Rina Maloku, ka një mesazh
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe largimi nga vëmendja e publikut, Rina Maloku, është rikthyer në rrjetet sociale.
Ky rikthim vjen pas tragjedisë që tronditi jetën e saj private: ndarjes nga jeta të partnerit të saj, disenjatorit të mirënjohur Festim Isufi.
“Mali nuk dorëzohet”
Përmes një postimi në InstaStory, Rina ka ndarë një mesazh që duket se pasqyron gjendjen e saj emocionale dhe forcën për të ecur përpara.
“Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet”, shkruhet në foton e postuar prej saj, ku shihet një peizazh malor gjatë perëndimit.
Ky citat po shihet si një simbol i qëndrueshmërisë së Rinës përballë dhimbjes së madhe që la pas humbja e Festimit.

Përveç mesazhit prekës, ndjekësit kanë vënë re edhe një ndryshim drastik në profilin e saj në Instagram.
Rina ka vendosur të fshijë të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishte me Festimin, shkruan Telegrafi.
Ky veprim interpretohet si një përpjekje për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke ruajtur kujtimet në privatësi dhe duke u distancuar nga ekspozimi publik i asaj periudhe.
Kujtojmë se dizajneri Festim Isufi u gjet pa jetë më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë. Ngjarja u shoqërua me shumë aludime dhe diskutime, megjithatë zyrtarisht rrethanat mbetën pjesë e hetimeve.
Që nga ajo ditë, Rina ishte tërhequr plotësisht deri tani. Ditën e djeshme Rina duket se ka mbledhur forcat për t’u rikthyer, duke treguar se pavarësisht “erërave” të forta të jetës, ajo mbetet në këmbë si mali.

