75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Z S

Kërcënoi gazetarët, arrestohet një person

Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet A.I, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 i Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi që ai dyshohet se më 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e gjykatës në Viti, i dyshuari A.I iu drejtohet ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të “Betimi për drejtësi”, në formë kërcënuese, me veprime konkludente, siç dokumentohen edhe nëpërmjet videoincizimit të kamerës.

Lidhur me këtë pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, për veprime hetimore, me që i dyshuari ishte i paarritshëm, ai ishte vendosur në kërkim policor dhe më 03.02.2026 është arrestuar, ku pas intervistimit të tij, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar për 48 orë, për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 i Kodit penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afateve ligjore, konform dispozitave të Kodit të procedurës penale do të vendosë për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.