Tension në tapetin e kuq të Grammy-t, çka i tha Justin Bieber Hailey-t?
Performanca e Justin Bieber në ndarjen e çmimeve Grammy të së dielës është tema kryesore, por një koment i supozuar që ai i bëri gruas së tij Hailey në tapetin e kuq gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Një lexuese buzësh pretendon se ajo e deshifroi atë që këngëtari i tha asaj në momentin e kapur nga kamera, transmeton Indeksonline.
Ndërsa pozonin në tapetin e kuq, Hailey, 29 vjeç, e cila mbante veshur një fustan të zi pa rripa, i zgjati dorën burrit të saj. Justin, i veshur me një kostum të zi Balenciaga, thuhet se ia shtyu dorën dhe tha diçka përpara se të largohej.

Lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, i tha The Mirror se beson që këngëtarja 31-vjeçare i ka thënë: “Mos më kap.”
Dyshja më pas u ndanë për pak kohë dhe pozuan për fotografët veçmas./Indeksonline/


