75 Mall Live Search
14:09 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / b l

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin që tentoi të fuste substanca narkotike brenda burgut

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Bëhet fjalë për zyrtarin Sebastian Delijaj, i cili është pezulluar nga puna, përkatësisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste brenda institucionit.