75 Mall Live Search
16:33 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / B XH

“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi niset drejt Uashingtonit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është nisur drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook bëri me dije se pas miratimit të rezolutës për të drejat e shqiptarëve, Lugina ka hyrë në vëmendjen institucionale të Amerikës.

“Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara”.

Ai më tej tha se në Uashington do të angazhohen drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan mërpes takimeve që sipas tij formësohet qasja amerikane ndaj Luginës.

“Mesazhi është i qartë:diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike- është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë”, njoftoi Kamberi.