75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Gj Sh

Prishtina e Re vjen me ”bombën” e janarit, zyrtarizon sulmuesin belg

KF Prishtina e Re ka bërë një transferim të bujshëm, përforëcim për sezonin pranveror.

Skuadra nga kryeqyteti ka zyrtarizuar transferimin e qëndërsulmuesit belg, Ibrahim Kargbo Jr, shkruan IndeksOnline.

Ibrahim ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Belgjikës deri në U21, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për klube si Dynamo Kyiv (Ukrainë), NK Celje (Slloveni), NK Solin (Kroaci) dhe së fundmi ishte pjesë e BATE Borisov në Bjellorusi.

Prishtina e Re shpreson që me përvojën e fituar në kampionate të ndryshme evropiane, Kargbo Jr. pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv për pjesën e dytë të sezonit./IndeksOnline/