Prishtina huazon Kolajn te Gjilani
Gjilani ka sjellur në radhët e tyre një portier.
Bëhet fjalë për portierin 24-vjeçar, Agron Kolaj i cili vjen nga Prishtina.
Kolaj më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës nga Peja, ekip me të cilën debutoi në elitën e futbollit kosovar dhe pas transferimit te Prishtina arriti në shifrën e 54 paraqitjeve zyrtare në kampionat.
Kolaj, do të vijë në formë huazimi te Gjilani deri në fund të sezonit aktual./IndeksOnline/

