75 Mall Live Search
20:47 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / B XH

Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.

Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, në rast se delegatët do ta miratonin dorëheqjen e Abdixhikut, raporton IndeksOnline.

E kur kanë kaluar katër ditë pas rizgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Hoit.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta simbol i kësaj partie.

Ky veprim i tij mund të interpretohet si mesazh mbështetjeje dhe përkatësie ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK. /IndeksOnline/