75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / OSH

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Pas përfundimit me sukses të transferimit të N’Golo Kante, Fenerbahçe publikoi një mesazh falënderimi për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas klubit turk, presidenti kishte ndikim të madh në lehtësimin e procedurave të këtij transferimi.

“Klubi ynë ka përfunduar me sukses transferimin e N’Golo Kanté, një figurë e shquar në futbollin botëror. Në emër tim dhe të klubit tim, dua të shpreh mirënjohjen time ndaj presidentit tonë, z. Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen e tij të konsiderueshme në sigurimin e përfundimit pozitiv të këtij procesi, i cili do të kontribuojë në zhvillimin si të Fenerbahçes ashtu edhe të futbollit turk”. thuhet ndër të tjera në njoftimin e Fenerit./Indeksonline/