75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / P M

Nis intervistimi i komisionerëve të Deçanit dhe Junikut, për dallaveret e mundshme të votave

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike. Po ashtu burime të IndeksOnlinet kanë thënë se po ashtu procesi i intervistimit të komisionerëve është duke u zhvilluar edhe në komunat Deçan- Junik.

Sipas njoftimit, të prokurorisë hetimore është lëshuar më 19 janar nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, ndërsa veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizime të veçanta të prokurorëve të caktuar, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike, me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për identifikimin e përgjegjësve eventualë, duke theksuar se opinioni publik do të mbahet i informuar për çdo zhvillim të mëtejmë në këtë proces.