Kida dhe Luana bëhen bashkë në Dubai
Kida dhe Luana Vjollca janë takuar në Dubai.
Dy yjet shqiptare po qëndrojnë veç e veç në qytetin luksoz, por kanë gjetur kohë të bëhen bashkë për pije, shkruan IndeksOnline.
Teksa Kida po shoqëron të fejuarin e saj në punët e tij, Luana është duke promovuar linjën e saj të veshjeve sportive.
Pas ca koktejeve dhe bisedave, ato ndanë një foto të përbashkët.
Takimi përfundoi me një set të veshjeve sportive që Luana i dhuroi Kidës./IndeksOnline/



