75 Mall Live Search
13:18 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / b l

As Obiliqi nuk i shpëton prokurorisë, intervistohen disa të dyshuar për dallavere me vota

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij autorizimi, sot Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Në njoftim thuhet se pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.