75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / AR

Xhensila godet fort, paralajmëron duet me MC Kreshën

Këngëtarja shqiptare Xhensila ka ngacmuar fansat me një postim të ri në rrjete sociale, ku ka ndarë një foto nga klipi i saj më i fundit.

Në përshkrim, këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të publikohet bashkëpunimi i ri me MC Kreshën, shkruan Indeksonline.

Kënga mban titullin “Emrin tim” dhe pritet të publikohet më 05.02.2026.

Nga imazhi i ndarë, duket se projekti do të vijë me një klip të kuruar dhe me një atmosferë të fortë artistike.

Ky bashkëpunim ka zgjuar menjëherë interesin e publikut, duke qenë se Xhensila dhe MC Kresha janë dy emra shumë të dashur për skenën muzikore shqiptare. Fansat tashmë po presin me padurim publikimin e plotë të projektit./Indeksonline/