75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / G T

Penalltia më interesante në histori, u dha mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Spanjës

Skuadra e Real Sociedadit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, pasi mposhti 2:3 Alavesin, në një ndeshje tejet interesante.

Në minutën e 66’të për vendasit u dha një penallti, shkruan Indeksonline

Por, Martinez dështoi të shënonte për t’i bërë shifrat 3:1.

11-metërshi i akorduar ishte tejet i jashtëzakonshëm. Pasi një penallti të tillë nuk keni parë asnjëherë.

Mbrojtësi i Sociedadit kapi për fanelle kundërshtarin dhe gati sa nuk ia zhveshi të tërën.

Kjo nuk ishte e gjitha, në fakt fanella e futbollistit u ndal në kokë dhe ia pamundësoi pamjen për të vazhduar aksionin.

Me ndihmën e VAR-it, gjyqtari dha penallti për ekipin vendas./Indeksonline/