75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / MSH1

Policia jep detaje rreth vdekjes së 86-vjeçarit në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete, në Rahovec.

Viktima, një 86-vjeçar, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, raporton IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Më 04.02.2026, rreth orës 08:35, është raportuar se një mashkull kosovar, i lindur në vitin 1940, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, deklaroi Elezi.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa më herët u raportua se viktima u gjet i vdekur nga një familjar, që kishte shkuar për vizitë./IndeksOnline/