75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / G T

Shaqiri gjaknxehtë, “kapet” me tifozët e Baselit pas humbjes ndaj St. Gallenit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk e ka përjetuar mirë humbjen ndaj St. Gallenit në Kupën e Zvicrës.

Mbrëmë skuadra e Baselit u eliminua nga Kupa…, pas humbjes 2:1, shkruan Indeksonline

Pas përfundimit të ndeshjes, Shaqiri pati një konfrontim me tifozët që kishin udhëtuar për ta përkrahur klubin.

@besi.v1 Xherdan Shaqiri arguing with the Basel Ultras😬 #xherdanshaqiri #fcbasel1893 #Fcstgallen #ultras #Manager ♬ Originalton – Besim Veliu

Ai u pa shumë nervoz afër tyre dhe duke bërë me gjeste. Pas ndeshjes, Shaqa tregoi se çfarë ndodhi me të vërtetë.

“Kjo është pjesë e futbollit. Nuk më kujtohet se çfarë tha ai. Askush nuk është i lumtur kur humbasim. Kjo është e qartë. Por nuk ndihmon të nxitësh diçka. Duher të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Shaqiri.

Skuadra e Baselit këtë sezon është duke pasur vështirësi. U eliminuan nga garat e UEFA-s, tani edhe nga Kupa e Zvicrës./Indeksonline/