75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / AR

Miqësia Swift–Lively në krizë? Ja çka po dyshohet

Miqësia e dikurshme mes Taylor Swift dhe Blake Lively duket se nuk është më si dikur.

Sipas një raportimi të Us Weekly, këngëtarja 36-vjeçare po shfaq hezitim për ta përfshirë aktoren në listën e të ftuarve për dasmën e saj të ardhshme me Travis Kelce.

Një burim i afërt me situatën ka treguar se prania e Lively-t në dasmë “do të shkaktonte një valë të madhe mediatike”, gjë që Swift dëshiron ta shmangë në një moment kaq personal.

Marrëdhënia mes dyshes është vënë në pikëpyetje muajt e fundit, pasi Swift u përfshi indirekt në betejën ligjore të Lively-t me aktorin në filmin It Ends With Us, Justin Baldoni.

Publikimi i mesazheve private të Swift-it në dokumente gjyqësore  thuhet se e ka bërë këngëtaren të ndihet “e ekspozuar dhe e shkelur në privatësi”.

Sipas burimeve, mes Swift dhe Lively ekziston tani një “hendek emocional” dhe komunikimi mes tyre është i rrallë.

“Ka kaluar shumë kohë që nuk kanë pasur një bisedë kuptimplotë,” tha një tjetër burim, duke shtuar se përfshirja e Swift-it në çështjen ligjore ka dëmtuar besimin mes tyre.

Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të martohen këtë verë në Ocean House, në Watch Hill, Rhode Island. Çifti u fejua në gusht 2025, pas dy vitesh lidhje.

Ndërkohë, Daily Mail raportoi se Blake Lively nuk e ka kontaktuar Swift-in për ta uruar për fejesën dhe se nuk planifikon ta bëjë një gjë të tillë. Sipas të njëjtit burim, aktorja nuk do të jetë pjesë e ceremonisë martesore.