Ambasadorët po vizitojnë njëri pas tjetrit selinë e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj gjendjeje dhe zhvillimeve të fundit politike.


Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete që adresojnë problemet e tyre të përditshme.


Po ashtu, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese, duke e vlerësuar Italinë si një partnere të rëndësishme dhe mike të dëshmuar të Kosovës.

