75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / F.R

Policia realizon kontrolle në disa shkolla në Vushtrri, sekuestrohen mjete të mprehta

Policia e Kosovës në Vushtrri ka realizuar kontrolle policore në disa shkolla të komunës, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe përreth tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata kompetente dhe janë përfshirë gjithsej gjashtë shkolla të mesme të larta dhe të ulëta në territorin e komunës së Vushtrrisë.

Gjatë kontrolleve, në katër raste të ndara tek nxënës të ndryshëm janë gjetur dhe sekuestruar mjete të kundërligjshme, përfshirë një boks hekuri dhe tri mjete të mprehta (thika).

Lidhur me këto raste, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me institucionet përkatëse./IndeksOnline/