75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Z S

Ndalimi i ish-ushtarit në Serbi, avokati Koci jep detaje

Një ish-ushtar i UÇK-së, raportohet se është ndaluar në territorin e Serbisë gjatë pasdites së sotme.

Burimet e IndeksOnline kanë pohur se bëhet fjalë për Mithat Llozhanin.

E lidhur më këtë ka reaguar edhe avokati i tij, Arianit Koci. Ai përmes një postimi në rrjetin social tha se Shteti i Kosovës duhet ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot, rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, u ndalua dhe u arrestua nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Lozhani.

Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori.

Këto ndalime duhet të ndalen. Shteti i Kosovës duhet ta trajtojë këtë si çështje serioze të sigurisë së qytetarëve, duke kërkuar edhe ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Deri atëherë, diplomacia jonë duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë.

Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij.