75 Mall Live Search
19:58 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / B XH

Aksidentohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital

Një i moshuar është goditur nga një veturë pasditen e sotme në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Këtë e konfirmoi  për IndeksOnline zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.

Mësohet se i moshuari i moshës rreth 76-vjeçare po vazhdon trajtimin në QKUK. /IndeksOnline/