Juventusi i Edon Zhegrovës përshendetet nga Kupa e Italisë, Atalanta në gjysmëfinale
Atalanta ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Skuadra bergamase në ndeshjen qerekfinale mposhti, Juventusin, me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.
Gianluca Scamacca hapi serinë e golave, duke u treguar i sakt nga pika e bardhë, në minuntën e 27-të.
Kamaladeen Sulemana dyfishoi rezultatin në minutën e 77-të, derisa golin e sigurisë e shënoi Mario Pasalic, në minutën e 85-të.
Në gjysmëfinale, Atalanta e pret fituesin e ndeshjes Bologna – Lazio./IndeksOnline/

