Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deçan
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme na fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku dyshohet se i biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuari është K.Musshabanaj, ndërsa viktima është ish-ushtar i UÇK-së, A.Musshabanaj.
Pas këtij incidenti ka reaguar viktima, Agim Musshabanaj ku është shprehur se gjithmonë ju kamë dhënë se lufta vazhdon.
“Gjithmonë ju kamë thënë se lufta vazhdon. Lufta është një muaj 1 vit, 2 vit, 10 vit dhe dikur përfundon. Po jeta është lufta kryesore. E njeriut. Kush dorëzohet e humb luftën. Unë sdo të dorëzohem. Një përshëndetje për ju”, ka thënë Musshabanaj.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ku ka bërë të ditur për IndeksOnline se Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Nikçi njoftoj se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”./IndeksOnline/

